top of page

Çështja e nikabit

  • Ervin Qylafku
  • Jan 27, 2018
  • 3 min read

Per ato qe kane frike nga mbulesa e fytyres, burka apo nikabi apo kane pikepyetje ...ajo eshte tradite profetike, nje adhurim i lire jo i detyrueshem. Mbulimi i fytyres se gruas besimtare eshte nje debat i vjeter mes juristeve islame i cili permblidhet shkurtimisht me pak fjale. 1-ajeti kuranor qe thote qe "kur ti kerkoni dicka atyre kerkojani pas nje pengese" i drejtohet grave te profetit te cilat kishin status te vecante ne shoqerine e medines ne lidhje me ruajtjen e familjes se profetit nga cdo cenim i mundeshem dhe neperkembje te nderit te tij, por qe lidhet ngushte ne te njejten kohe me shpalljen e Zotit ne menyre qe te mos zbehet besueshmeria e mesazhit qe ai percjell te njerezit. Po te shohim ajete e kuranit para dhe pas ketij qe permenda me siper i drejtohen posacerisht grave te profetit, ajete te cilat nisin me: o gra te profetit ju nuk jeni si grate e tjera nese tregoheni te devoteshme dhe te perkushtuara...." Me pas te gjitha ajetet vazhdojne ti drejtohen atyre, nder te tjera edhe ai ajet qe permenda mes thonjezave. Pra nikabi ka qene obligim vetem ler grate e tij sic ishin shume gjera te tjera obligim vetem per to, ndalimi i marteses se tyre me burra te tjere pasi profeti nderroi jete, gjithashtu shpeblimi dhe denimi do ishte i dyfishte per to per cdo veper te mire apo shkelje, etj. Shume prej bashkoheseve te profetit deshironin ti ngjanin atyre ne veprimtarine jetesore, mes saj edhe mbuleses prandaj shohim qe nje pjese e grave e kane perdorur nikabin si veshje islame dhe imitim i veshjes se grave te profetit por nje pjese e tyre nuk iu bashkangjiten ketij trendi apo modeli. Prandaj lexojme shume tekse te cilat tregojne qarte se zbulimi i fytyres ishte prezent ne kohen e profetit dhe ai nuk detyroi askend qe te imitonin grate e tij. Nga tekstet me te spikatura jane si me poshte: 1-Profeti thote: "Vajza kur arrin moshen pubertetit nuk lejohet te shikohen prej saj vec duart dhe fytyra." 2-Ne diten e bajramit profeti pasi keshilloi burrat shkoi te grate dhe i nxiti qe te jepnin lemoshe sepse ai kishte pare qe pjesa me e madhe qe do populloje xhehenemin jame grate. Nderkohe ngrihet ne kembe nje grua me molleza te errta dhe e pyeti per arsyen pse do ishin ato qe do e popullonin me shume zjarrin...." 3-Profeti ne haxhin e lamtumires, diten kur behet kurbani (pra pasi ishte leruar nga ihrami dhe cdo person i kthehet rrobave normale, mes tyre edhe grate te cilat nga koha qe e kane obligim zbulimin e fytyres nderkohe qe jane me ihram i kthehen nikabit nese e vendosin ate jashte tij) ishte duke bashke me fadel ibn abasin (vellane e ibn abasit) mbi deve, nderkohe i del perpara nje grua e bukur (per ta pyetur per dicka) Fadli fillon e shikon ate ne fytyre dhe pejgamberi ia shmang me dore fytyren e Fadlit nga drejtimi i fytures se asaj gruaje...." 4-Subej'a nje bashkohese e profetit i vdes burri ne haxhin e lamtumires. Pa kaluar kohen e pritjes (4 muaj e 10 dite) ajo zbukurohet duke vendosur kuhl ne sy dhe kena ne duar. Ate e shikon dikush dhe i thote qe nuk ben te zbukurohesh sepse nuk eshte mbushur koha e pritjes... ai shkon te profeti per gjykimin qe dha dhe ai ia miraton ate." Argumenta te tjere ka shume por besoj se keto mjaftojne per te treguar se mbulimi i fytyres per gruan muslimane nuk eshte obligim, por nje hap vullnetar, dhe i pelqyeshem, dhe kjo do te lehtesonte me desine e femrave sidomos ne ato ambjente ku nje vendosje e tille behet shkak per paragjykimin e tyre, njollosjen e besimit qe perkrahin si dhe denigrimim e figures se femres muslimane duke e konsideruar ate te prapambetur e duke krahasuar me disa shoqeri te cilat etiiletohen si "turpi i botes". Hoxhe Ervin Qylafku

 
 
 

Comments


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page