Të jesh, kjo është çështja!
- Antigona Mullaj
- Jan 27, 2018
- 1 min read

Në gjithë ndodhitë e kohëve të fundit bie në sy një gjë: Islami shkakton debat. Flasin për të, e kritikojnë, e mbrojnë, e shajnë, e duan. Në këtë mori dashurish dhe urrejtjesh ajo që vlen është fakti që Islami nuk është diçka që mund perceptohet lehtë, sepse nuk mund ti japësh vlerë diçkaje që nuk është e fortë në vetvete. Dhe ajo që del si rezultat i gjithë kësaj ështëse në të gjitha herët ata që fitojnë me të drejtë jemi ne muslimanët dhe feja jonë. Ne kemi se me çfarë të mbrohemi. Ju të tjerët- armiqtë e verbër dhe fanatikë "mbroheni" thjesht duke sulmuar dhe kundërshtuar atë që ne jemi. Ju vini te ne dhe dilni si humbës. Te mbrohesh duke kundërshtuar...Në fakt kjo nuk është një luftë, as nje garë, të paktën nga pala jonë. Ne thjesht mbrohemi ndaj sulmeve që na vijnë. Dhe sa herë ka rrebeshe sulmesh aq me e fortë bëhet qëndresa. Ne jemi Islami- ju, armiqtë e tij, jeni Asgjë-ja. Ne rrimë të paqtë në fenë tonë, juve ju shkakton inat, xhelozi, dhe zili rehatia jonë. Ne nuk sulmojmë dhe nuk kemi sulmuar asnjëherë askënd pa të drejtë, ju gjithmonë keni sulmuar padrejtesisht. Ne nuk bezdisim njeri, ju bezdisni veten dhe ne. Ne jemi, po ju?!
Comments